Meta dekreton dy ministrat e rinj, Xhaçka dhe Peleshi marrin postet

31 Dhjetor 2020 | 08:23

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin si ministër të Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.Po sot, Presidenti Met ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Dy ditë më parë i ngarkuari me punët e ministrisë për Evropën dhe punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen. Kryeministri Edi Rama lajmëroi menjëherë më pas lëvizje në qeveri.

Kujtojmë që javën e dytë të dhjetorit, pas protestave për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha, dhe dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama lëvizi në këtë detyrë ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi dhe në ish-postin e tij emëroi Milva Ekonomin.

Po kështu, në muajin shtator, pak përpara nisjes së vitit të ri shkollor, u dorëhoq ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në vend të Shahinit u emërua Evis Kushi.

Lexoni gjithashtu:

Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026