Meta denoncon përpjekjen për të uzurpuar KLSH-në, apel kreut aktual të mos u bindet urdhrave
Presidenti Ilir Meta mbajti të premten konferencën e përjavshme për shtyp ku fillimisht tregoi për dekretet e firmosura prej tij e më tej ftoi gazetarët për pyetje rreth çështjeve politike.
Meta tha se ka kthyer për rishqyrtim ligjin “për shërbimet e pagesave”, pasi nuk garantonte sigurinë e administrimit të fondeve dhe shmangien e keqpërdorimit për pastrim parash apo financim terrorizmi.
Nga ana tjetër ai tha se kishte dekretuar shtesat në ligjin për sigurimet shoqërore, të cilat vlerësojnë edhe kontributet e dhëna ndër vite të sportistëve për t’u njohur atyre të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.
Reflektimi i mazhorancës rreth shqetësimeve të ngritura më parë nga Meta rreth projektligjit për huamarrjen në urgjencë të 650 milionë eurove me emetimin e një eurobondi duket se i ka dhënë dritën jeshile edhe miratimit të këti jligji.
Meta tha se qeveria pranoi se urgjenca lidhej me “presionin e lartë financiar që po kalon vendi pas tërmeteve dhe pandemisë së COVID-19”. Por sidoqoftë Presidenti theksoi se qeveria duhet të ofrojë transparencë për çdo transaksion që do të bëhet për këtë eurobond.
Çështja e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ishte tjetër temë e nxehtë, për të cilën Meta denoncoi atë që e quajti si përpjekje “për të uzurpuar KLSH-në”.
Meta sqaroi se “nuk do të pranojë shantazhe me ndryshime ligjore me kinse mekanizma shbllokuese”, ku mazhoranca sipas tij “po kërkon të rrëmbejë kontrollin e KLSH-së përmes komandimit të një zëvendëskryetari”.
Të enjten, Presidenti i drejtoi Kuvendit kandidaturën e Arben Shehut për kryetar të KLSH-së, çka ishte propozimi i katërt për këtë post, ku tre propozimet e shkuara: Petraq Milo, Bahri Shaqiri dhe Vitore Tusha janë rrëzuar nga mazhoranca.
Duke paralajmëruar “kapjen e KLSH-së”, Meta tha se i kishte kërkuar kreut aktual të këtij institucioni, Bujar Leskajt, që të mbante postin me përgjegjësi dhe “të mos i bindej asnjë urdhri apo akti që mund të synojë uzurpimin e këtij institucioni përmes emërimeve jokushtetuese”.
“I kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskajt që të qëndrojë në lartësinë e detyrës, në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri në mënyrë vetëm kushtetuese dhe të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të synojë uzurpimin e këtij pozicioni mjaft të rëndësishëm kushtetues,” – theksoi Meta teksa ftoi parlamentin ta vlerësojë me objektivitet, jashtë interesit politik, kandidaturën e propozuar së fundmi prej tij.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e presidentit. Opozita ende pa vendim për reformën zgjedhore
Meta kundërshton marrjen borxh me urgjencë të 650 milionë eurove
Meta i dërgon Kuvendit propozimin e katërt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta