Meta dhe Basha përgëzojnë Florian Markun pas triumfit në IBF

25 Shtator 2021 | 21:42

Triumfi i Florian Markut është përshëndetur nga krerët më të lartë të politikës në Shqipëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson fitoren e Markut si sukses të jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist.

Ai thotë se shqiptarët krenohen me talentin e 28-vjeçarit, i cili fitoi sot trofeun e parë në karrierë.

“Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI!Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin, shkruan Meta.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar boksierin Florian Marku, që arriti të ngjitet në majën botërore në IBF.

“Triumf i jashtëzakonshëm i Florian Markut, që sot u ngjit në maja botërore! Bravo shqipe”, uron Basha.

“Luftëtari” shqiptar u shpall fitues me pikë kundër ukrainasit Maksim Prodan, pas zhvillimit të dhjetë raundeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026