Meta do të jetë emërtimi i ri i Facebook, njofton Mark Zuckerberg 

28 Tetor 2021 | 21:08

Gjigandi i rrjeteve sociale së shpejti do të ndryshojë emër, duke u kthyer nga Facebook në Meta, sapo deklaroi themeluesi i tij Mark Zuckerberg.

Ndryshimi vjen si pasojë e përpjekjeve për të përfshirë realitetin virtual, pjesë e vizionit për të ardhmen e platformës, të cilës Zuckerberg i është referuar më parë si “metaverse”.

Por skeptikët mendojnë se e gjithë kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga Facebook Papers, dokumentit që zbuloi një prej anëve të errëta të Facebook.

Sipas parashikimeve të Zuckerberg, “Metaverse” do të arrijë një miliard përdorues deri në dekadën e ardhshme. Metaverse, deklaroi ai, do të jetë një vend ku njerëzit do të mund të ndër veprojnë, punojnë e krijojnë produkte të ndryshme, me shpresën se do të ngjasojë me një formë ekosistemi që do të gjenerojë “miliona vende pune”.

Njoftimi vjen gjithashtu në një kohë kur rrjeti social po përjeton një krizë ekzistenciale, në mes të problemeve legjislative dhe një hetimi të hollësishëm nga shumë shtete të botës pas publikimit të Facebook Papers.

Teksa po shpjegonte emërtimin e ri, Zuckerberg tha se emri “Facebook” thjesht nuk i përshkruan më “të gjitha ato që në bëjmë”.

Tashmë, përveç rrjetit të parë social, kompania zotëron edhe Instagramin, Messenger, Quest VR, platformën Horizon VR e shumë të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026