Meta është përdorur nga të gjithë palët, thotë analisti Blendi Kajsiu
Blendi Kajsiu, pedagog i Shkencave Politike, thotë se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit.
Sipas tij “Meta e çoi politizimin në skaje të reja” dhe si justifikim përdorej pushteti autoritet i Ramës.
“Shumë aktorë dhe analistë politikë e kanë cilësuar këtë si një mundësi për të ndaluar autoritarizmin dhe diktaturën e Ramës. Problemi i kësaj logjike që qëllimi justifikon mjetin, është se shkatërron një institucion. Sot mund të përdorët për mirë, por nesër mund të përdoret për keq”, tha Kajsiu.
Analisti politik thotë se “ky degradim është përgjegjësi e të gjithëve dhe reflekton problemin e klasës politike” në Shqipëri.
“Përgjegjësia e parë nis me z. Rama që e vuri Metën President pasi e denoncoi si hajdut. PD gjithashtu nuk doli të protestonte kundër Metës. Meta ka qenë aktori politik i dobishëm, si për të vjedhur ashtu edhe për të kundërshtuar vjedhjen”, tha ai.
Kajsiu shprehet se Meta “është përdorur nga të gjitha palët” ku si Rama dhe opozita kanë sakrifikuar shtetin për pushtetin e tyre.
“Ramës i duhej Meta në Presidencë për të dobësuar LSI. PD i duhej për të kundërshtuar Ramën. Meta ndoshta mendonte se mund të forconte pushtetin e tij politik”, shto ai.
Problemi thotë Kajsiu “nuk është fati i Metës”, por “fati i Presidencës” në mënyrë që ky institucion të dalë nga “loja politike”.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit