Meta: Ftoj qytetarët dhe politikanët të distancohen nga çdo fenomen që provokon dhunë

17 Prill 2021 | 20:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mbajti këtë të shtunë një konferencë për mediat, ndërsa ka apeluar që klima zgjedhore të jetë e qetë.

“Kjo javë e fundit duhet shoqëruar nga një klimë zgjedhore me e qartë, dhe më bashkëpunues, por edhe ballafaquese në kuptimin e transparencës para qytetarëve nga të gjithë. Prandaj ftoj qytetarët dhe politikanët të distancohen nga çdo fenomen që provokon dhunë dhe që dëmton integritetin zgjedhor historik”, tha ai.

Ai kërkoi nga qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit dhe t’i thonë “stop” çdo tentative, e cila synon tjetërsimin e vullnetit të tyre.

“Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet t’u drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre në mënyrë të qetë, të lirë dhe të fshehtë dhe të refuzojnë çdo përpjekje që do synonte shtrembërimin e vullnetit e tyre”, tha Meta.

Kreu i shtetit komentoi po ashtu çështjen e përdorimit të të dhënave të qytetarëve, ndërsa tha se priste që sot dikush “të ishte në burg”.

“Prisja që të paketën disku të ishte  në burg tani duke treguar mekanizmat dhe bashkëpunëtorët se si të dhënat personalë të çdo shqiptari kanë përfunduar në duar të të gjithëve, janë shpërndarë në mënyrë masive duke ekspozuar këdo. Nuk jam patronazhist, janë fuksat që kanë njohur popullsi shqiptar për 50 vjet gjatë të regjimit të kaluara. Memet që shpërndahen forcërisht për ta marrë historinë si të papërgjegjshme është e rëndë, do keni prova se si patronazhistët janë fuksa”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta kërkoi nga Policia e Shtetit që gjatë zgjedhjeve të tregojë maturi, integritet dhe t’i shërbejë interesit qytetar.

“Policia e Shteti duhet të tregojë integritet të plotë në ushtrimin e detyrave të saj dhe duhet t’i shërbejë interesit të qytetarëve. Policia të ruajë qetësinë dhe të luftojë fenomenin e shit-blerjes së votave”, tha Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026