Meta-gazetarëve: Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të pavarësisë së medias
Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për të gjithë gazetarët që në këto 6 ditë protestash kanë raportuar minutë pas minute nga terreni.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se do të jetë gjithmonë përkrah gazetarëve, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!”, shkruan Meta.
Ky reagim i Metës vjen pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve në protestat e fundit për Klodian Rashën.
Ndërkohë edhe Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestave.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Ana Pisonero në Euronews Albania theksoi se kërcënimi dhe intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni Evropian dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta