Meta: Hetimet për inceneratorët me hapin e breshkës, SPAK të reflektojë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se hetimet e SPAK në lidhje me inceneratorët dhe veçanërisht atë të Tiranës kanë ecur me ritme të ngadalta.
Në një deklaratë për mediat, ish-presidenti u shpreh se drejtësia duhet të reflektojë pasi sipas tij, kemi të bëjmë me një grup kriminal.
“Personat që kanë firmosur e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë ata dhe të tjerët. Minimumi shpërdorimi i detyrës. Këtu është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Dhe drejtësia duhet të reflektojë me këto akuza. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërsa vjedhjet vazhdojnë me shpejtësinë e kangurit. Këto dokumente janë pranë SPAK, por gjykatësi më i mirë i kësaj do jetë populli i Tiranës”, theksoi Meta.
Meta tha se kompania për inceneratorin e Tiranës ka marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, duke lënë si kolateral prona publike.
Ndërsa, koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj tha se gjithsej janë marrë 8 kredi.
LEXONI GJITHASHTU
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij