Meta homazhe për nënkomisarin Hoxha: Luftë frontale ndaj krimit të organizuar

29 Shtator 2021 | 13:12

“Luftë frontale ndaj krimit të organizuar”. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta teksa mori pjesë në homazhet në nder të nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha.

“Sigurisht që është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta në çdo sekondë kundër trafikut të drogës, të atyre jo vetëm që përfitojnë prej saj, por edhe për të shpëtuar sa më shumë fëmijë dhe të rinj, që bien në prerin e këtij fenomeni shkatërrimtar, të cilët janë përgjegjës për akte të tilla që tronditin një shoqëri të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai nënvizoi se kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla.

Ai shtoi se duhet të mbështesim Policinë e Shtetit në këtë luftë të rëndësishme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026