Meta i bën thirrje Australisë të rishqyrtojë ndalimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç

12 Janar 2026 | 09:02

Gjigandi amerikan i teknologjisë Meta i bëri thirrje sot Australisë të rishqyrtojë ndalimin e saj në mediat sociale për personat nën 16 vjeç, ndërsa tha gjithashtu se ka bllokuar më shumë se 544,000 llogari sipas ligjit të ri.

Nga 10 dhjetori, gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Instagram, kompania mëmë e të cilëve është Meta, si dhe YouTube, TikTok, Snapchat dhe Reddit, duhet të ndalojnë përdorimin e tyre nga australianët nën moshën 16 vjeç – një rast i ri në botë.

Platformat e transmetimit Kick dhe Twitch janë gjithashtu të prekura, së bashku me rrjetet sociale Threads dhe X.

Kompanitë përballen me gjoba deri në 28 milionë euro nëse nuk ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për t’u përmbajtur ligjit.

Meta, kompania e themeluar nga miliarderi Mark Zuckerberg, tha se fshiu 331,000 llogari që u përkisnin të miturve në Instagram, 173,000 në Facebook dhe 40,000 në Threads në javën para 11 dhjetorit dhe riafirmoi angazhimin e saj për t’iu përmbajtur ligjit.

“Megjithatë, ne i bëjmë thirrje qeverisë australiane të punojë në mënyrë konstruktive me industrinë për të gjetur një zgjidhje më të mirë, siç është ofrimi i stimujve në të gjithë sektorin për të rritur standardin për sigurinë, privatësinë dhe përvojat online të përshtatshme për moshën, në vend që të vendosë ndalime të përgjithshme”, tha kompania në një deklaratë.

Meta gjithashtu përsëriti thirrjen e saj që platformat të jenë të detyruara të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të marrin pëlqimin e prindërve përpara se një aplikacion të shkarkohet nga kushdo nën 16 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026

Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti

Pentagoni po shqyrton zhvendosjen e disa prej bazave të tij ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti në mënyrë që të zvogëlojë dëmet e mundshme nga...
13:07 | 26/06/2026

Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është

Italia dhe Franca kanë riafirmuar partneritetin e tyre strategjik gjatë samitit të 36-të dypalësh të mbajtur në Antibes, ku Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja...
13:04 | 26/06/2026