Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas lajmeve dhe postimeve të shpërndara në rrjetet sociale, sipas të cilave ujërat termale të Bënjës në Përmet janë tharë.
Përmes një reagimi publik, Kumbaro i cilësoi këto pretendime si spekulime, ndërsa sqaroi se zona ndodhet ende në fazën e testimeve teknike të projektit të rikualifikimit.
“Fotot e publikuara janë të sotmet dhe kush do të shohë me sytë e logjikës, e jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot dhe kaosit të deridjeshëm”, shprehet Kumbaro.
Sipas saj, kantieri nuk ka përfunduar ende, ndërsa boshatisja e përkohshme e vaskave është pjesë e procesit të testimit të prurjeve të ujit dhe nivelit të tyre.
“Sa flasim, vaskat po mbushen sërish në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë”, thekson ministrja.
Kumbaro njofton gjithashtu se këtë fundjavë zona e Bënjës do të mirëpresë një aktivitet kulturor me artistë dhe muzikë tradicionale përmetare, ndërsa vizitorët, sipas saj, vijojnë të frekuentojnë ujërat termale.
Në reagimin e saj, si deputete e zonës, Kumbaro shpreh keqardhje për komentet që, sipas saj, synojnë të dëmtojnë imazhin e një prej destinacioneve turistike më të vizituara në jug të vendit.
Ajo kujton se prej muajsh është bërë e ditur se zona e ujërave termale të Bënjës ndodhet në një proces rikualifikimi, përmes një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili përfshin rrugë të reja aksesi, ambiente shërbimi dhe hapësira rekreative.
“Deri para 7-8 vitesh Përmeti nuk ishte një destinacion turistik si sot. Tashmë puna ka transformuar zonën, ndërsa projekti ende nuk ka përfunduar”, shprehet Kumbaro, duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë nga afër Bënjën dhe Përmetin.
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë