Meta i dërgon Kuvendit propozimin e katërt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit

4 Qershor 2020 | 11:06

Presidenti Ilri Meta propozoi të enjten emrin e Arben Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Në dekretin e miratuar sot, Meta i propozoi Kuvendit emërimin e Shehut, i cili prej më shumë se 15 vitesh ushtron profesionin si avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Presidenti thotë se Shehu i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

Deri më sot parlamenti i ka hedhur poshtë Metës, 3 kandidatura për KLSH-në: Petral Milo, Bahri Shaqiri dhe Vitore Tusha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026