Meta i shqetësuar nga rreziku i përmbytjeve, thirrje autoriteteve të marrin masa
Presidenti Ilir Meta i bëri sot thirrje qeverisë dhe autoriteteve vendore të marrin masat për t’i paraprirë situatave të mundshme me përmbytje, veçanërisht në zonën e Shkodrës.
Në një postim në Facebook, Meta tha se në kushtet kur intensiteti i reshjeve të shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë autoritetet duhet të marrin masa urgjente.
Meta u shpreh se nga hidrocentralet mbi lumin Drin është bërë me dije se “për shkak të intensitetit të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC-et dhe për pasojë parashikohet të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës”.
Për këtë Presidenti ka kërkuar:
- informim të popullatës që jeton në zonat e rrezikuara
- garantim të rezervave të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blegtorinë
- vendosje në gatishmëri të hidrovoreve
- vendosje në gatishmëri të strukturave menaxhuese të rrezikut
- vendosja në gatishmëri të strukturave të kërkim-shpëtimit dhe mjeteve ajrore dhe lundruese
- marrjen e masave për të garantuar qarkullim normal në akset rrugore të zonave të rrezikuara
“Mbrojtja e shëndetit, jetës dhe pronës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është një detyrim kushtetues, që duhet përmbushur me përgjegjshmëri maksimale,” – shkroi Meta në Facebook.
Meta e bëri këtë thirrje pak ditë pasi Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lajmëroi për një periudhë me kushte të rënduara atmosferike dhe për rrezik përmbytjesh, veçanërisht në ultësirën veriperëndimore.
Lexoni gjithashtu:
Reshje intensive shiu deri më 11 janar, IGJEUM paralajmëron përmbytje
Përkeqësim i motit, Adiola Bani: Zonat që do jenë më të rrezikuara nga reshjet e shiut
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta