Meta i shqetësuar për zonat rurale: Qeveria miliarda për koncesione të dyshimta e jo për bujqësinë
Presidenti Ilir Meta shprehu të shtunën shqetësimin për sa i përket të dhënave më të fundit të raportuara nga Instituti i Statistikave rreth indeksit të blegtorisë ku në katër vitet e fundit numri i krerëve të bagëtive ka pësuar rënie.
Përmes një postimi në Facebook, Meta e lidhi këtë rënie me politikat e qeverisë, pasi sipas tij “Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë”.
“Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tenderë “sekrete”,” – shkroi Meta teksa kërkoi që qasja me mbështetje nga qeveria “duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë”.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 në Shqipëri kishte rreth 2.6 milionë bagëti si lopë, dele dhe dhi, ndërkohë që rreth 5 vite më parë shifrat ishin 2,8 milionë.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria e katërta në botë dhe e para në Evropë për aplikimet për azil
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta