Meta: Institucionet kanë probleme të legjitimitetit, integrimi kërkon përfshirjen edhe të opozitës reale
Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë pretendimet se propozimi i tij për të ngritur njësoj si Këshilli Politik i reformës zgjedhore, një Këshill Politik më të lartë për integrimin dublon parlamentin apo minon reformën në drejtësi.
Në një konferencë për shtyp mesditën e së premtes, Presidenti u shpreh se zgjidhja e situatës politike që po kalon vendi e kërkon medoemos një organizim gjithëpërfshirës për dialog.
Ai këmbënguli se aktualisht vendi po has probleme të theksuara të legjitimitetit të institucioneve dhe për këtë Bashkimi Evropian ka kërkuar që çdo zhvillim politik të mos anashkalojë opozitën jashtëparlamentare, të cilën Meta e quajti “opozitën reale të vendit”.
“Kur them Këshilli Politik, nuk kam parasysh vetëm asaj të platformës zgjedhore, emri është Këshill Politik, mund t’i vëmë emër tjetër, por kuptohet se të gjitha çështjet e adresuara nga Bashkimi Evropian kërkojnë përfshirjen e opozitës reale, pra duhet gjetur një mekanizëm tjetër për të përfshirë opozitën reale. Prandaj janë vendosur këto kushte, sepse kemi probleme me legjitimitetin e sistemit, nga parlamenti, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ndaj kërkohet që të vendoset legjitimiteti dhe të gjithë të punojmë bashkë në këtë frymë,” – theksoi Meta, teksa këmbënguli se platforma e integrimit e propozuar prej tij bazohet në 15 kushtet e Bashkimit Evropian.
Në konferencën për shtyp Meta shprehu keqardhje për klimën e krijuar, ndërsa zbuloi se e kishte këshilluar opozitën që t’i rikthehej dialogut për reformën zgjedhore, duke mënjanuar kështu atë që ai e konsideroi si “provokim nga mazhoranca” shembjen në mënyrë të jashtëligjshme të Teatrit Kombëtar.
Megjithatë Meta u shpreh se me ngjarjet e fundit me dhunën policore ndaj qytetarëve dhe intelektualëve mazhoranca ka thyer besimin e krijuar mëparë dhe vështirë është “të garantohet reforma, kodi zgjedhor apo dhe zbatimi i tij në zgjedhjet e ardhshme”.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet Platforma me 14 pika, Meta kërkon Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në Drejtësi
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta