Meta kthen ligjin për transportin: Nuk zbatohet sistemi bonus-malus, nuk mbrohet jeta e qytetarëve
Presidenti Ilir Meta ka kthyer një tjetër ligj në Kuvend për rishqyrtim. Bëhet fjalë për ligjin e miratuar për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Argumenti kryesor që jep presidenti lidhet me faktin se ai nuk garanton mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Po, ashtu me regjistrin e hartuar me mjetet në qarkullim, sipas presidentit, sistemi bonus-malus nuk është i zbatueshëm dhe ngelet në dorë të shoqërive të sigurimit.
“Nga shqyrtimi me kujdes i përmbajtjes së këtij neni, Presidenti i Republikës, vlerëson se Kuvendi i Shqipërisë, pavarësisht asaj që deklarohet në praktikën parlamentare, në fakt, për nga formulimi konkret i dispozitës, nuk ka mundur t`i japë zgjidhje kësaj problematike, pasi përmbajtja e dispozitës së nenit 8, nuk garanton zbatimin në praktikë edhe për një kohë shumë të gjatë të sistemit bonus-malus”, argumentin presidenti.
Ai theksoi se “nëse kjo dispozitë do të qëndrojë sipas përmbajtjes së miratuar nga Kuvendi, atëherë ky sistem i ri (bonus-malus), nuk bëhet i zbatueshëm, por do të ngelet në dëshirën e shoqërive të sigurimit, e për pasojë, sërish ky nen mbetet në ligj vetëm si një dispozitë deklarative”.
Lexoni gjithashtu:
Meta kthen ligjin për tregjet e kapitalit, kritikon deputetët se nuk bëjnë debat
Bregdeti sërish në Kuvend, Meta kthen ligjin: Përfiton një rreth i ngushtë njerëzish
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta