Meta kthen ligjin për tregjet e kapitalit, kritikon deputetët se nuk bëjnë debat

16 Qershor 2020 | 15:32

Presidenti Ilir Meta ktheu të martën në Kuvend ligjin “për tregjet e kapitalit”. Sipas qeverisë ligji zgjeron mundësitë e investimit të investitorëve në platforma të tjera përveç bursës, garanton mbrojtje më të mirë të investitorëve si dhe rregullon mbikëqyrjen e tij, duke rritur kapacitetet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Mirëpo Meta ka argumentuar se ligji nuk përmbush parakushtet për “zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit”.

“Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale,” – argumenton Meta teksa shton se kjo do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe vet stabilitetin ekonomik të vendit.

Presidenti shpreh shqetësim për atë që e ka cilësuar si “mungesë vëmendjeje të deputetëve në shqyrtim” dhe sugjeron që ligji të kalojë për mendim edhe pranë komisionit parlamentar të ligjeve.

“Duket qartë se debati parlamentar në drejtim të përmirësimit të propozimeve ligjore ka rënë ndjeshëm. Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve,” – shprehet Meta, i cili së fundmi ka kthyer për rishqyrtim edhe ligje të tjera, si për shembull ligjin për heqjen e taksave për importin e jahteve.

 

Lexoni gjithashtu:

Meta kthen ligjin që heq taksat e importit të jahteve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026