Meta letër Gjykatës Kushtetuese: Rrëzimi i kërkesës së KLSH rrezikon financat në pushtetin vendor
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të kësaj të fundit për të rrëzuar një padi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në letrën e tij Kreu i Shtetit kundërshton vendimin e Gjykatës duke u kërkuar anëtarëve të saj që “të mos ndikohen nga asgjë tjetër përveçse Kushtetuta në vendimet që marrin”.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash kërkesën e Kryetarit të KLSH-së Arben Shehu për “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Nenit 50 në pikat 1 dhe 2 të ligjit për financat e vetëqeverisjes vendore”.
Meta ngre alarmin se një vendim i tillë mund të rrezikojë financat publike dhe i kërkon KLSH-së që “të angazhohet për të realizuar një kontroll të plotë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike, deri në formimin e Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta