Meta në hapjen e fushatës në “Air Albania”: Është koha e revolucionit me votë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Air Albania.
Në fjalën e tij Meta theksoi se ka ardhur koha që t’i japim fund monizmit absolut, duke ftuar qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në 14 maj.
Kreu i PL nënvizoi gjithashtu se ka ardhur koha për një revolucion me votë.
Meta: Është koha të vrapojmë. Edhe 29 ditë për ti dhënë fund monizmit absolut në pushtetin vendor. Shpesh pyes veten, më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte ndonjëherë në Shqipëri. Që ky vend anëtar i NATO-s, që ky vend 100% pro europian të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme, një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor, jo vetëm me kryebashkiakët, por edhe me të gjithë këshilltarët. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vjet në Shqipëri. Dhe ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut ashtu siç është e gjithë Rilindja në pushtetin vendor dhe jo vetëm. Ndaj nuk është koha për ndryshim, sepse koha e ndryshimit ka kaluar me kohë. Është koha për revolucion. Po çfarë revolucioni? Për revolucionin me votë. Po çdo të sjellë ky revolucion me votë?
Do të sjellë përmbysje, do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe do të sjellë njëherë e përgjithmonë transparencë absolute, llogaridhënie absolute, për çdo kryebashkiak që do të zgjidhet dhe për këshillat bashkiake që do të mbrojnë interesin e qytetarëve.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta