Berisha ngre tonet: Rama nuk shpëton dot nga ndëshkimi për vjedhjen e vulës
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapi këtë të shtunë në stadiumin Air Albania, fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në fjalën e tij kreu i Rithemelimit Berisha, u ndal dhe tek çështja McGonigal, ku akuzoi kryeministrin Rama si të përfshirë në këtë aferë.
Berisha deklaroi se kryeministri Rama nuk i shpëton dot fatit të mikut të tij McGonigal, duke shtuar se shefi i qeverisë nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë as për vjedhjen që i bëri vulës së PD-së.
“Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit.
Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj.
Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal.
Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin.
Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare. Je krejtësisht i pashpresë.
Edi Ramës dhe rilindjes i themi këtu: jemi shqiptarë, ne o budallenj. Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.
Ndryshimi është në duart tuaja. Bashkë do fitojmë!
Thirrjen që ndjeva unë e keni ndjeri edhe ju. Sot jeni pishtarë shprese që ndriçoni të ardhmen e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë opozitën shqiptare, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, sepse nuk vini te ne se jeni të blerë me narkoeuro siç bën Edi Rama. Ju nuk vini te ne se u premtojmë privilegje apo vende pune, ju sot i tregoni çdo shqiptari se dinjiteti është dinjitet dhe se ne nuk jemi një popull që mund të mashtrohemi”, tha Berisha.
LEXO GJITHASHTU:
“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim