Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tensionet në Ukrainë
Presidenti Ilir Meta mbledh sot në orën 16:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tensionet në Ukrainë.
Në këtë mbledhje nuk do të jenë të pranishëm fizikisht kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pasi ndodhen në SHBA.
Në këtë tryezë pritet të jenë të pranishëm kryetari i Kuvendit dhe 7 ministra, i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.
Pak më herët Ministria e Jashtme njoftoi se Shqipëria mbështet dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thuhej në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë vijojnë tensionet me Ukrainës dhe Rusisë.
SHBA dhe vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia do të sulmojë Ukrainën. Nga autoritetet ruse e mohojnë këtë deklaratë, por kërkojnë mos-përfshirjen e Ukrainës në NATO. 100.000 trupa ruse ndodhen në gatishmëri në kufirin me Ukrainën.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta