Meta mohon të detyrojë përdoruesit të ndjekin llogaritë e Trump

23 Janar 2025 | 13:21

Kompania Meta ka mohuar pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale se përdoruesit janë detyruar automatikisht të ndjekin llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump.

Kjo deklaratë erdhi pas ankesave nga disa përdorues të Instagram dhe Facebook, të cilët pretendonin se u regjistruan “automatikisht” si ndjekës të presidentit të ri Donald Trump, zëvendës presidentit JD Vance, dhe Zonjës së Parë Melania Trump.

Zëdhënësi i Meta, Andy Stone, sqaroi se këto llogari menaxhohen nga Shtëpia e Bardhë, e cila i ka përditësuar ato duke reflektuar ndryshimet e emrave.

“Kjo është e njëjta procedurë që kemi ndjekur gjatë tranzicionit të fundit presidencial,” tha Stone në një deklaratë.

Llogaritë, të cilat më parë ishin në emrin e Biden, bashkëshortes së tij dhe zëvendëpresidentit, tashmë janë ndryshuar nga stafi i Shtëpisë së Bardhë duke i kaluar presidentit të ri Donald Trump, zëvendës presidentit JD Vance, dhe Zonjës së Parë Melania Trump.

Donald Trump u betua si president i SHBA-së për herë të dytë të hënën.

Në inagurimin e tij morën pjesë disa nga miliarderët më me ndikim të teknologjisë, përfshirë CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, dhe CEO-në e X, Elon Musk, i cili gjithashtu ka një rol këshillues në administratën e re. Kujtojmë se më herët Trump kritikoi ashpër Meta-n, e cila e bllokoi atë në vitin 2021 për “lavdërimin e dhunës” gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Kritikat ndaj Meta nga ana e Trumpit përfshinin akuza se kompania kishte bashkëpunuar me administratën Biden për të censuruar raportet lidhur me djalin e Biden, por edhe për të censuruar  përmbajtjen në lidhje me pandeminë Covid-19. Megjithatë, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Zuckerberg duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me të, duke pasur dhe një darkë të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026