Meta: Në disa bashki të Korçës po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekorde kriminale

15 Prill 2021 | 14:29

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se disa persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID dhe pasaporta në disa bashki të qarkut të Korçë, duke vjedhur identitetet e personave të tjerë.

“Në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pajisur me dokumente identifikimi dhe pasaporta nga autoritetet vendore atje, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identitetit personave të tjerë që nuk ka probleme me ligjin. Duke vjedhur të dhënat e tyre”, u shpreh kreu i shtetit, gjatë një konference për mediat.

“Shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptare me kombësi maqedonase, pa dijeninë e këtyre të fundit. Këta persona kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe pranë RMV-së dhe janë pajisur edhe atje me dokumente identifikimi”, sqaroi ai më tej.

Ai shtoi më tej se “kush kërkon të tjetërsoje dhe të prekë votën do ta ketë vendin në burg”.

Meta hodhi edhe akuza ndaj PS-së, ku tha se ka skenar për ndërhyrje në njësinë nr.10 ku pritet që të votohet elektronikisht.

Presidenti theksoi në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në qytetin e Vlorës, për të ndjekur nga afër edhe procesin e numërimit të votave.

Kreu i Shtetit komentoi gjithashtu edhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ftesa e Ramës e sinqertë, siç ishte ajo e 17 majit. Ka moral, legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundi Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026