Meta në krah të Berishës në protestën për vdekjen e 7-vjeçares

4 Gusht 2022 | 20:28

Protestës së qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, iu është bashkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta është parë në krah të Berishës para godinës së Kryeministrisë teksa qëndronin së bashku me protestues.

Të dy ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vetë Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar protesta të mëdha në vend kundër qeverisjes së Edi Ramës, të cilën e konsiderojnë si të korruptuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026