Meta paralajmëron përdoruesit evropianë për shërbime me cilësi më të ulët
Meta, kompania e Facebook dhe Instagram, ka paralajmëruar se përdoruesit evropianë mund të përballen me një “përvojë shumë më të keqe” si pasojë e një vendimi të fundit të Komisionit Evropian që kundërshton modelin e saj të ri të privatësisë “pëlqim ose pagesë”.
Kompania tha të mërkurën se pret të bëjë ndryshime të detyruara në modelin aktual të privatësisë, i cili u lejon përdoruesve të zgjedhin midis pagesës për një abonim mujor ose dhënies së lejes për përpunimin e të dhënave të tyre për qëllime reklamimi.
Komisioni Evropian vendosi javën e kaluar se ky model bie ndesh me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), një ligj i ri i BE-së që synon të kufizojë fuqinë e platformave të mëdha teknologjike. Si pasojë, Meta u gjobit me 200 milionë euro.
“Bazuar në reagimet e Komisionit në lidhje me DMA-në, presim që do të na duhet të bëjmë disa modifikime në modelin tonë”, tha Meta në raportin e saj tremujor. “Këto ndryshime mund të rezultojnë në një përvojë përdoruesi shumë më të keqe për evropianët dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat tona në rajon”, shtoi kompania.
Ndikimet e para mund të ndihen që në tremujorin e tretë të këtij viti, edhe pse Meta ka ndërmend të apelojë vendimin e BE-së.
Ekspertët e industrisë sugjerojnë se Meta mund të jetë duke ushtruar presion publik për të krijuar simpati ndaj qëndrimit të saj. Eric Seufert, analist në Mobile Dev Memo, tha për BBC-në: “Meta po përpiqet të kthejë opinionin publik kundër këtij regjimi rregullator, duke theksuar pasojat që mund të ndiejnë vetë përdoruesit”.
Komisioni Evropian ka argumentuar se modeli aktual i Metës nuk garanton një pëlqim të lirë dhe të informuar për përdorimin e të dhënave personale, një nga shtyllat kryesore të rregullave të reja digjitale të bllokut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës