Meta për padinë ndaj ‘Dosjeve’: SPAK ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkoi hapjen e dosjeve për cilindo që do të zgjidhet në politikë.
Në një deklaratë për mediat Meta u shpreh se denoncimi i tij për Autoritetin e Dosjeve i ka kaluar për kompetencë prokurorisë nga SPAK.
Meta e cilësoi një falsifikim të trashë të Edi Ramës në Autoritetin e Dosjeve të ashtuquajturën dosje I.M.
“Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues është për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme Gjokutaj do të paraqitet në prokurori”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij