Meta pret ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë

10 Tetor 2022 | 14:17

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në zyrën tij amnasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta tha se gjatë takimit, ka nënvizuar nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.

Meta theksoi angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

Ndër të tjera, ish-presidenti u shpreh se mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026