Meta: Rama ka manipuluar ndërkombëtarët, negociatat s’hapen as pas 25 prillit
Presidenti, Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për vonesat e krijuara për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, që mbetet kush kyç i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave. Ndërsa theksoi se qëllimi i z. Rama është kapja e Gjykatë Kushtetuese, Kreu i Shtetit bëri një parashikim të zymtë lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.
“Reforma për reformën në drejtësi është bërë me insistimin tim. Kam kërkuar prej kohësh që të bashkëpunohet që të mos arrihet këtu ku jemi ku janë bërë 3-4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo situatë i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë.
Ata e çuan Presidentin në Venecia. Venecia foli qartë se kush i krijoi këto incidente dhe probleme. Venecia ka dhënë rekomandime të qarta dhe prap nuk janë respektuar. Kanë hequr të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti. Duan të kapin Gjykatën e Lartë dhe përmes saj kapin Gjykatën Kushtetuese pasi 3 anëtarë zgjidhen prej saj”, u shpreh z. Meta.
Presidenti duke folur në forumin “Biseda për Tranzicionin” tha se ai ka bërë denoncime konkrete për “grupin e strukturuar kriminal” që tentoi të kapte sistemin e drejtësisë duke thënë se “nëse do të kishte prokurori serioze, persona konkretë nga Ministria e Drejtësisë do të ishin në burg sot”.
“Kryeministri ka bërë përpjekje totale për kapjen e Gjykatës Kushtuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që nuk lejoi që demokracia në Shqipëri të binte në Black Out. Do t’i vija 10 me yll pasi ka arritur që të manipuloj një rrjet ndërkombëtarësh duke paraqitur një realitet sikur këtu po bëhej një punë shumë e madhe me reformat”, tha z. Meta.
Presidenti shtoi më tej se “qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit dhe jo vetëm kaq por përpiqet që të kontrollojë, intimidojë dhe frikësojë popullin” dhe sipas tij “Shqipëria është penalizuar nga kjo situatë dhe as pas 25 prillit nuk i çel dot negociatat”.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West