Meta: Rama mashtron për çmimin e energjisë, po mbifaturohen qytetarët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka cilësuar si mashtrime deklaratat e kryeminisrit Edi Rama, se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se konsumatorët shqiptarë po mbifaturohen.
“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE, nën diktatin e plotë të qeverisë. Kanë nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar, ose që u është faturar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.
Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur”, theksoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta