Meta sqaron foton me Agron Nezën: Njihemi prej vëllait të tij

15 Shkurt 2023 | 15:34

Ilir Meta sqaroi për herë të parë pozicioniin e tij pas fotos së publikuar në media, ku shihet nën shoqërinë e Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe Ish-Agjentit të FBI Mark Rossini. Emra të cilët opozita i ka akuzuar për lidhje korruptive me kryeministrin Rama pas skandalit MCgonigal.

Gjatë një konference për shtyp kreu i Partisë së Lirisë shpjegoi se me Agron Nezën, i cili në aktpadinë e autortieteve amerikane njoihet si personi A, njihet prej vëllait të këtij të fundit, ndërsa sa i takon ish-Agjentit Rossini, nuk ka patur dijeni se do të ishte në atë darkë.

“Çdo foto që ka me mua, çdo njeri në Republikën e Shqipërisë është i lirë ta publikojë. Është foto e 10 viteve më parë. Ka edhe përfaqësues diplomatik. A është Rossini aty? Nuk e di. Kur më ftojnë unë nuk i pyes kë marrim me vete.

Se kush është Rossini unë e di për shkak të angazhimit të tij pro Ramës, që e akuzonte Berishën si njeri të Putinit.

Sa i takon z. Neza njohja ime me të është e vjetër për arsye se të ndjerin vëllain e tij Agim Neza ka qenë njeri shumë i afërt i imi, ka qenë zëdhënësi im. Kemi pasur marrëdhënie shoqërore dhe njerëzorë. Por asnjëherë nuk i kam kërkuar asnjë favor”, tha Meta.

Aleati i Sali Berishës në këtë aksion opozitar, deklaroi se do të jetë në mbështetje të protestës së Partisë Demorkartike edhe më 3 mars, datë kur gjykata do të vendosë për fatin e kësaj force politike.

Meta u bëri thirrje qytetarëve që të jenë sërish në protestë para parlamentit këtë të enjte.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026