Meta takon ambasadorët e SHBA dhe BE: E diela do jetë ditë feste për të gjithë

23 Prill 2021 | 16:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, ku theksi kryesor i bisedës është vendosur tek procesi zgjedhor.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, z. Meta thotë se ka falënderuar trupën diplomatike për interesimin që kanë treguar, që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme.

Sipas njoftimit, kreu i shtetit ka kërkuar praninë e shtuar të vëzhguesve ndërkombëtarë në Durrës, Elbasan, Vlorë pasi këto qarqe sipas tij kanë pasur probleme në zgjedhjet e kaluara, ku qytetarët janë trysnuar nga “krimi i organizuar”.

Presidenti po ashtu ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore të dëshmojnë sjellje profesionale në këtë proces elektoral. Ai thekson se është me vlerë jetike parandalimi i çdo tentative, që synon përsëritjen e krimeve zgjedhore.

“Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit’, thuhet në njoftim.

Pavarësisht incidenteve të raportuara deri tani, kreu i shtetit thotë se dita e diel do jetë ditë feste për qytetarët dhe demokracinë.

“E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë”, thekon Meta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026