Meta thirrje palëve politike: Jepuni shqiptarëve atë që meritojnë, besimin në zgjedhje dhe demokraci
Presidenti Ilir Meta vlerësoi si pozitive angazhimin e ambasadorëve për të nxitur marrëveshje mes palëve për sa i përket reformës zgjedhore dhe apeloi që mazhoranca e opozita të gjejnë sa më parë konsensusin pasi në këtë mënyrë Shqipëria do të marrë një vrull për integrimin në Bashkimin Evropian.
Në konferencën për shtyp që u zhvillua mesditën e së premtes, Meta tha se nuk ishte përfshirë në bisedimet mes palëve për sa i përket reformës zgjedhore. Ai zbuloi se opozita nuk kishte vendosur kusht për reformën qeveri tranzitore dhe u shpreh se mungesa e një kushti të tillë “e bën konsensusin të mundshëm”.
Presidenti tregoi se gjatë ditës së sotme kishte pasur një telefonatë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por nuk zbuloi detaje për këtë çështje teksa u kërkoi të gjithë aktorëve politikë se tashmë është koha që “t’u japin shqiptarëve atë të drejtë që u takon, besimin te zgjedhjet e te demokracia”.
Meta refuzoi të komentojë rreth takimit me Ambasadoren Amerikane, Yuri Kim duke thënë veçse takimi ishte pozitiv dhe se SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
I pyetur rreth takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe nëse kishte biseduar me të rreth akuzave të tija pak javë më parë se ka një lob-pro serb që i interesojnë trazirat në Shqipëri, Presidenti Meta tha se nuk kishte folur rreth kësaj teme, por për vazhdimësinë e Kosovës në forcimin e institucioneve të saj.
Në fund të konferencës Meta përshëndeti dhe falënderoi ish-Kryeministrin Albin Kurti teksa e vlerësoi si shembull pozitiv respektimin e vendimeve të institucioneve nga palët politike në Kosovë.
Lexoni gjithashtu:
Meta denoncon përpjekjen për të uzurpuar KLSH-në, apel kreut aktual të mos u bindet urdhrave
Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e presidentit. Opozita ende pa vendim për reformën zgjedhore
Meta kundërshton marrjen borxh me urgjencë të 650 milionë eurove
Meta i dërgon Kuvendit propozimin e katërt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta