Meta: Unë jam president i popullit, do i dal për zot vendit. Rama përpjekje për ndarjen e Kosovës  

10 Tetor 2020 | 11:22

Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga Shkodra nuk i kurseu edhe një herë kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij përveçse po punon kundër interesave të vendit, ka bërë përpjekje edhe për ndarjen e Kosovës.

“Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me opozitën. kam unë një pyetje,  pse janë kundër integrimit, kundër 5 qershorit, pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës, me deklaratat e rekomanduara në kuvendin e Kosovës se do të kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë se nuk kemi më Kosovë të pavarur dhe nuk kemi më nevojë për njohje të mëtejshme ndërkombëtare.

Pse e hodhën në gjyq kryeministrit e Kosovës dhe mbasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Sepse aty do të provoheshin edhe një herë përpjekjet për ndarjen e Kosovës”, tha kreu i shtetit.

Ai këmbënguli se presidenti do të vijojë të mbrojë interesin kombëtar dhe do t’u dal për zot vendit, interesit kombëtar dhe kushtetutës.

“Kush i ka çuar çështjet në Venecia, presidenti apo pseudomazhoranca. Presidenti nuk ka çuar asnjë çështje.

Dy herë shkelësit e Kushtetutës së Shqipërisë, që kanë kapur reformën në drejtësi e çuan presidentin atje ngaqë kanë qenë të suksesshëm në blerjen e disa ndërkombëtarëve pa dinjitet, menduan se do blinin Venecia për shkarkimin më pas të presidentit për të blerë të vetmin institucion të pamposhtur”, tha z. Meta.

Qeveria sipas tij është rrëzuar prej kohësh dhe nuk ka legjitimitet, derisa ka shkelur marrëveshjne e 5 qershorit për zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveria ka zero legjitimitet për aq kohë sa i vuri kazmën marrëveshjes së 5 qershorit se e di që do të jetë një humbëse katastrofike dhe kujton se me presione dhe blerje do të mund të minimizojë veten e vet.

Unë jam president, do i dal për zot shtetit, vendit, me gjithë socialistët e ndershëm dhe me gjithë opozitarët e ndershëm. Unë kam qenë kryeministër dhe e lashë postin në interes të vendit dhe nuk jam i penduar për këtë gjë. Për çështjet e demokracisë nuk bëj kompromis me askënd”, u shpreh presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026