Meta uron Ditën e Verës duke recituar poezinë e Ndre Mjedës

14 Mars 2023 | 09:24

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, zgjodhi ta urojë Ditën e Verës me një poezi të Ndre Mjedës.

Përmes një videoje në rrjete sociale, Meta uron shqiptarët për festën e ardhjes së pranverës me vargjet e pozisë Vaji i Bylbilit

“Me vargjet e mrekullueshme të poetit tonë të madh Ndre Mjeda, ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Meta në facebook.

Pjesë nga poezia:

Po shkrihet bora
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon?

Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026