Meta: Vendimi i qeverisë për energjinë tregoi mos ekzistencën e ERE-s
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se vendimi i qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë dhe më pas tërheqja nga ky vendim, tregon mos ekzistencën e ERE-s.
“Ky vendim i marrë, i shpallur, i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Tregon që nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me vendimin e sotëm është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Vendimi ishte i pabazuar në asnjë analizë financiare; ishte i bazuar vetëm te një vendim i Asamblesë së Përgjithshme të KESH. Kemi një tejkalim të kompetencave. ERE mori një vendim siç e çoi qeveria”, u shpreh Meta.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fasha 800kw nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarë.
Lajmin Rama e ka njoftuar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, duke thënë se kjo fashë synon mbrojtjen e 96% të familjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta