Metani: Nuk mund të ndalohet askush të thotë atë që mendon për drejtësinë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një leksion të hapur me pjesëmarrësit e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, në modulin “Pavarësia dhe efikasiteti i Sistemit të Drejtësisë – reformat para dhe pas anëtarësimit”, në kuadër të edicionit “Shteti i së Drejtës”.
Metani bëri një prezantim të rolit dhe funksioneve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe iu përgjigj pyetjeve mbi institucionin që drejton, sistemin e ri të drejtësisë dhe pritshmëritë e publikut.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënvizoi rëndësinë që ka informimi për institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm, sepse shumë flitet për ILD-në, edhe për institucione të tjera, por pak nga atë që flasin, ulen të lexojnë e kuptojnë rolin e këtyre institucioneve dhe kjo krijon premisa të gabuara që në koncept. “Dëgjoj që referenca të tilla si “drejtësia e re” për shembull, – tha z. Metani. – Në fakt ka një sistem të ri drejtësie, e jo “drejtësi të re”, sepse janë të njëjtët njerëz, që kanë qenë pjesë e një sistemi tjetër organizimi, e tani janë në një sistem të ri, me më shumë kompetenca
Duke iu përgjigjur interesit të pjesëmarrësve mbi pritshmëritë publike nga drejtësia e institucionet e saj, z. Metani tha se nuk mund të ndalohet askush të thotë atë që mendon. “Çdokush ka të drejtë të thotë, të shprehë atë që mendon për punën e organeve të drejtësisë. Mbrojtja më e mirë e jona është transparenca dhe thjeshtësia e qartësia e vendimeve tona. Pra që ato të jenë të kuptueshme e pa terma që krijojnë ekuivok, edhe për qytetarin e zakonshëm. Nëse institucionet janë të qarta e transparente, çdokush arrin ta bëjë vetë dallimin për cilësinë e punës së tyre. Nuk mund të ndalohet askush të thotë atë që mendon. Niveli pastaj, natyrisht ka të bëjë me kulturën e secilit, formimin e informimin. Por secili nga ne mund e duhet të flasë me punën e vet.”
Interesi i pjesëmarrësve, punonjës të institucioneve qendrore e vendore, të drejtësisë, të organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, mediave dhe profesioneve të lira, vijoi edhe për sjelljen e magjistratëve, etikën, perceptimin publik në raport me realitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit