Mezani: Egnatia më e avantazhuar për titullin, surprizat në “Final Four” janë normale
Trajneri i futbollit Gentian Mezani ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Superiore dhe veçanërisht fazën “Final Four”, ku gara për titullin kampion mbetet ende e hapur dhe e mbushur me skenarë të ndryshëm.
Mezani vlerësoi se “Final Four” ka sjellë një konkurrencë të fortë, por edhe surpriza, duke theksuar se diferencat mes skuadrave janë të vogla dhe gjithçka vendoset nga forma dhe gjendja psikologjike e lojtarëve në momentet vendimtare.
“Është një fazë interesante, sepse janë katër skuadra që gjatë gjithë kampionatit kanë udhëhequr klasifikimin dhe e kanë merituar plotësisht pozicionin që kanë. Ka cilësi dhe prandaj priteshin edhe surpriza në këtë moment”, tha Mezani.
Trajneri komentoi gjithashtu edhe Vllazninë, e cila kishte pritshmëri të larta për këtë sezon, por sipas tij nuk ka arritur të ruajë të njëjtin nivel në ndeshjet e fundit.
“Vllaznia nuk ka arritur të shprehë atë që na ka treguar gjatë gjithë kampionatit, pra futbollin e bukur, personalitetin në fushë dhe ekuilibrin që ka pasur. Në këto dy ndeshje i ka munguar kjo dhe nuk ka marrë rezultatet e duhura për të qenë pretendente kryesore për titullin”, tha ai.
Duke folur për garën për titull, Mezani vlerësoi se Egnatia mbetet pak më e avantazhuar për shkak të eksperiencës dhe stabilitetit.
“Egnatia është pak më e avantazhuar në këtë moment, ndoshta ka 5 deri në 10 për qind më shumë shanse se skuadrat e tjera, për shkak të eksperiencës dhe mënyrës si menaxhon ndeshjet në momente të caktuara”, tha Mezani.
Sa i përket skemës së “Final Four”, ai theksoi se pavarësisht kritikave për pjesëmarrjen e ulët të tifozëve, çdo vendim mbetet në kompetencë të institucioneve të futbollit, ndërsa sezonin e konsideroi të veçantë dhe me shumë elementë të rinj që do të shërbejnë si eksperiencë për të ardhmen.
Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset