‘Mezi pres ta kem në shtëpi’, historia e çiftit që do bëhen prindër pas 21 vjetësh

3 Tetor 2022 | 09:00

Ata u martuan rreth 21 vite më parë dhe që nga ajo ditë vetëm është shtuar dashuria për njeri-tjetrin. Por në shtëpinë e tyre gjithmonë ka munguar e qara apo e qeshura e një fëmije.

Ata nuk kanë mundur të bëhen prindër biologjikisht dhe u janë nënshtruar procedurave të birësimit duke pritur në radhë për një kohë të gjatë.

Por, më në fund, duket se ëndrra e tyre më e madhe po bëhet realitet. Gjyste dhe Lul Përdoda treguan historinë e tyre në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania.

Babai tregoi se ai e kishte vendosur i pari që të adoptonte një djalë, madje kishte bërë letrat gati kur ia dha lajmin bashkëshortes.

“Kam dalë në qytetin e Laçit dhe kam takuar një zonjë të nderuar që mendoja se ishte avokate, por ajo ishte notere. Ajo më tha që do të gjej një avokat. Kishte tre vjet që i kisha dorëzuar dokumentet në Tiranë; është e vështirë, dokumentet ishin të lodhshme”, tregoi Lul Përdoda.

Nga ana e saj, nëna tregoi se fëmijën e kanë takuar 3 javë më parë dhe që nga ajo ditë janë lidhur shumë fort me njëri-tjetrin.

“Tri javë më parë e kemi takuar djalin, shumë emocione. Fjalët e tij të para kanë qenë “babi” dhe “mami”. Fëmija është i bukur si pëllumb. Mezi pres ta marr në shtëpi”, rrëfeu Gjyste Përdoda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave

Një grup prej 60 kursantësh të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv...
11:03 | 25/06/2026