Mickoski: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit do të thotë ribashkim i Evropës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews është shprehur se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të thoshte një “ribashkim të Evropës.
“Mendoj se e ardhmja e vendit tim është në Bashkimin Evropian. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera”, tha ai.
20 vjet pasi u bë kandidate për në BE, Maqedonia e Veriut është ende duke pritur hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Mickoski thekson se qytetarët e tij e pyesin se cili është problemi tani dhe se përse sduhet ta ndryshojnë përsëri kushtetutën.
Qeveria bullgare këmbëngul që Maqedonia e Veriut të njohë “historinë e përbashkët” të vendeve dhe rrënjët bullgare të gjuhës maqedonase, por edhe që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të njohur në mënyrë të qartë pakicën bullgare. Këto kërkesa shihen nga shumë maqedonas si një sulm ndaj identitetit të tyre kombëtar.
“Nëse e pranojmë këtë parim një herë, ky parim do të shkatërrojë të gjitha vlerat e ndërtuara nga Schuman, De Gasperi dhe Adenauer”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë