MIE prishi kontratën me “Kurum”, PD: 100 mln euro të tjera rrezikojnë të dalin nga xhepat e shqiptarëve

4 Tetor 2020 | 12:58

Çështjet e humbura në arbitrazh i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 153 mln euro, ndërsa barra financiare mund të rëndohet pas padisë së fundit të “Kurum” në Gjykatën Ndërkombëtare. Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama për prishjen e kontratës koncesionare të përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit.

“Këto ditë, një tjetër kompani e huaj paditi në arbitrazh qeverinë shqiptare. Kjo kompani, të cilës iu ndërpre kontrata e terminalit në portin kryesor të vendit, kërkon jo pak, por 100 milionë euro dëmshpërblim për prishje të padrejtë kontrate”, tha Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD-së.

Kompania “Durrës-Kurum Shipping” dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në port, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Anulimi i koncesionit është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontrata me afat 35 vjet, u firmos në vitin 2013 nga Ministria Transporteve dhe kompania “Kurum” do të investonte 35 milionë dollarë në këtë terminal.

Lexoni gjithashtu: 

Humbja 44 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan, Braçe i ashpër: Të hetohet nga e para, politika angazhohet të fshehë krimin

Punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, PS ia faturon humbjen €44 milionë në arbitrazh abuzimeve nga PD dhe LSI

Arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan, PD: Shteti shqiptar do të paguajë 44mln euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026