“Migenën e kisha si vajzë”, e ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën: Landi s’punonte
Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania.
Ajo tha se Migena Sinanin 37-vjeç e kishte si vajzën e vet dhe se së bashku ia kalonin shumë mirë.
Ndër të tjera dha detaje dhe për djalin e saj Rolandin, ku tha se ky i fundit kohët e fundit nuk merrte mjekim për probleme të shëndetit mendor dhe se punën e kishte lënë pak ditë më parë.
“Landi ka punuar gomist në Sauk, nga Sauku erdhi në ‘Ali Dem’, dhe ishte shumë i mërzitur. Landi e kishte lënë mjekimin. Kur vinte në shtëpi nuk duronte as zhurmat e televizori, as tone të larta dhe asgjë. Donte shumë qetësi. Migena i çonte fëmijët në dhomën e vet që shtëpia të ishte qetësi. U ndamë shumë mirë. I donte shumë nipin e mbesën. Ka qenë shumë i dashur por nevrikosej shumë shpejt. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me Migenën, e kisha si gocën time. I bënim punët bashkë’- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive/ E ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën rrëfen ngjarjen: Më tregoi vet
- Mallra kontrabandë, arrestohen 2 persona dhe doganieri në Goricë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë