Mijëra njerëz ikin nga Libani drejt Sirisë, shkak sulmet e itensifikuara izraelite

8 Tetor 2024 | 07:17

Rreth 250,000 njerëz kanë kaluar nga Libani në Siri pas sulmeve të intensifikuara të Izraelit, tha të hënën shefi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

“Unë jam në kufirin Siriano-Libanez, ku një çerek milion njerëz kanë kaluar që nga 23 shtatori,” tha Filippo Grandi në X.

Autoritetet lokale, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, OKB-ja dhe partnerët po punojnë vazhdimisht për të ofruar një përgjigje humane dhe efikase ndaj fluksit, shtoi ai.

Të shtunën, Grandi mbërriti në rajon për të takuar zyrtarë dhe shtetas sirianë dhe libanezë, të cilët ishin larguar nga Libani për shkak të sulmeve izraelite.

Grandi tha se qindra mijëra njerëz kanë mbetur të varfër ose të zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli ka kryer sulme masive ajrore në të gjithë Libanin kundër atyre që pretendon se ka objektiva të Hezbollahut që nga 23 shtatori, duke vrarë 1,251, duke plagosur 3,618 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1.2 milionë njerëz.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se rajoni i Lindjes së Mesme ishte në prag të një lufte rajonale mes sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur më 1 tetor një pushtim tokësor në Libanin jugor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026