Milaim Zeka: Ballkani Perëndimor kanë ende qasje nacionaliste
Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor po merren me çështje të brendshme dhe nuk fokusohen në rregullimin e klimës në rajon edhe pse BE po i shtyn drejt rregullimit të marrëdhënieve mes tyre.
“Liderët e Ballkanit nuk janë ata që mendojnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve apo të mallrave në tregun ballkanik, por mendojnë për retorikë me të cilën mashtrojnë qytetarët e kombeve të tyre për të fituar vota”, u shpreh ai për Euronews Albania.
Z. Zeka thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende qasje nacionaliste, të cilën e quajnë “patriotizëm” që sipas tij, përbën një pengesë të madhe në rrugëtimin e tyre drejt BE.
Ndërsa Bardhyl Hasanpapaj, këshilltar ligjor, thotë se Ballkani Perëndimor është një problem për BE.
“Ne ngelemi në vend numëro, është BE që po i tërheq me vështirësi drejt vetes vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh z. Hasanpapaj.
Për z. Hasanpapaj, liderët e vendeve të rajonit mundohen ta paraqesin BE-në me shumë ngecje të proceseve integruese, mirëpo janë vetë atë që nuk e shfrytëzojnë situatën sa duhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor