Milani rikthehet te fitorja, tashmë 4 pikë larg Interit, sukses edhe për Atletico Madrid
Pas katër ndeshjesh pa fitore, Milani është rikthyer te suksesi, duke mundur në transfertë Romën me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë dominuan ndaj kryeqytetasve që kishin bërë mjaft mirë në takimet e fundit.
Njëmbëdhjetëmetërshi i Kessi dhe realizimi i Rebiç zhvlerësuan golin e Veretout. Sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Piolit që e sheh veten 4 pikë pas Interit, që po të dielën mori një tjetër fitore ndaj Genoas. Ziklatërit triumfuan 3-0 ndaj këtyre të fundit.
Në kampionatin spanjoll Atletico Madrid u kthye te fitorja pas dy hapave të gabuar. Kryesuesit e kampionatit rikthehen në rrugën e duhur drejt titullit, pasi mundën me rezultatin 2-0 ndaj Villareal. Skuadra e Simeones e sheh veten 8 pikë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.
Në Angli, Manchester United u nda në barazim pa gola me Chelsea-in. Të ashtuquajturit “Djajtë e kuq” i kirjuan mundësinë Manchester City-it që të thellojë akoma dhe më shumë diferencën në krye. Chelsea në anën tjetër i ndërlikon pozitat e tij për zonën Champions, pasi ky ishte barazimi i dytë radhazi më Premier League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania