Milo tregon tri momentet që “fundosën” Berishën: Politikanët kryesorë kanë dosje në Uashington
Për ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Sali Berishën person “non grata” ka ardhur pas disa paralajmërimeve për qëndrimet politike që ka mbajtur.
Ai kujtoi ngjarjet e vitit 1996 duke iu referuar manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunës ndaj opozitës, trazirat e vitit 1997 për shkak të rrëzimit të skemës piramidale si dhe grushtit të shtetit në vitin 1998 pas vrasjes së Azem Hajdarit.
“Në momente të veçanta të krizave politike të njëpasnjëshme që ka kaluar Shqipërisë duke filluar nga vera e vitit 1996, 1997, 1998 në këto tri vite unë kam bindjen se z. Berisha, jo në kuptimin e paralajmërimit agresiv por i është tërhequr vëmendja për disa qëndrime politike. Për ngjarjet e shtatorit 1998 jam i sigurt”, tha ish-ministri.
Paskal Milo thotë se DASH nuk do të mjaftohet vetëm me Berishën. Ai shton se politikanët më të rëndësishëm shqiptarë kanë dosje në Uashington.
“DASH ka për politikanët kryesorë shqiptar nga një dosje dhe në atë dosje janë rreshtuar një numër akuzash dhe komentesh që nga 1991 dhe deri tani. Kjo është padiskutueshme. Nga pozita e ish-ministrit të Jashtëm nuk duhet harrojnë se qoftë në Shtëpinë e Bardhë dhe qoftë në DASH personave që janë marrë me marrëdhëniet mund t’u jetë tërhequr vëmendja dhe këto kthehen në material për dosje”, deklaroi z. Milo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj