Milva Ekonomi flet si ministre e Bujqësisë: Përgjegjësi e madhe, më duhet bashkëpunim
Milva Ekonomi, ministrja e Bujqësisë, e cilësoi përgjegjësi të madhe detyrën e re që i është besuar nga kryeministri Edi Rama.
Para gazetarëve ajo theksoi se për këtë detyre të re i duhet bashkëpunim.
“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe dhe besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet të përcilli edhe ju mesazhe, më duhet më shumë siguri. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Bashkimin Europian sepse IPARD ka treguar gjithmonë këtë gjë. Ne sapo kemi filluar edhe një reformë për fermerët, nëpërmjet mbështetjes që po i bëjnë për uljen e barrierave procedurale dhe fiskale për naftën. Ka dy gjëra të mira për të shkuar përpara”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Milva Ekonomi u betua si ministre Bujqësie edhe në seancën e sotme të kuvendit.
Këto ndryshime në qeveri erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Vendimi ky i marrë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i “Shqiponjave”.
Në vend të Sandër Lleshajt, kryeministri Edi Rama vendosi Bledi Çuçin, i cili më herët mbante postin e ministrit të Bujqësisë.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Meta nuk humb kohë, dekreton menjëherë ministrat e rinj Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta