Mimoza Kusari-Lila i bashkohet listës së VV-së, enigmë vendimi i Vjosa Osmanit
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, përfundimisht do të garojnë vetëm dy koalicione. Afati për regjistrim të aleancave politike ishte ora 18:00 e datës 12 janar. Këtë afat e shfrytëzuan katër parti minoritare duke krijuar dy koalicione. Njëri është koalicioni VAKAT, që përbëhet nga Partia Demokratike Boshnjake dhe Partia Demokratike Vatan.
E koalicioni tjetër është mes Lëvizjes për Gorën dhe Iniciativës Qytetare Gorane, që garojnë nën emrin ‘Zajedno’. Koalicion pritej edhe mes LDK së Isa Mustafës e AKR-së së Behgjet Pacollit, por në fund marrëveshja parashikon vetëm një listë të përbashkët në kuadër të LDK-së. Kjo do të thotë se në fletëvotim, akronimi i partisë së Pacollit nuk do të figurojë e në listën e përbashkët për deputetë, pritet të jenë rreth dhjetë kandidatë nga kjo parti.
Kurse Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë në listë të saj, Alternativën e Mimoza Kusari-Lila dhe AAK -ja e Ramush Haradinajt, deklaroi kohë më parë se do të garojë e vetme, e diskutueshme ishte nëse Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt do të arrinte koalicion me PDK-në që drejtohet nga Enver Hoxhaj. Në një kohë kur një koalicion i tillë pritej, kjo nuk ndodhi meqë kryesia e PDK-së kërkoi listë të përbashkët, kërkesë që nuk u pranua nga Nisma.
Në krejt këtë situatë procedurash, mbetet ende i paqartë se cili do të jetë hapi i Vjosa Osmanit, aktualisht u. d së presidentes. Ndonëse e ka pranuar edhe vetë se ka afërsi me Vetëvendosjen, ajo ka deklaruar se shpejt do ta formojë një iniciativë politike e cila bazuar në sloganin e publikuar në rrjetet sociale, pritet ta ketë emrin “Guxo”.
Sidoqoftë, edhe hapat e saj do të kuptohen përfundimisht brenda tre ditëve të ardhshme. Kjo pasi ndrydhe nga regjistrimi i koalicioneve, afat tjetër ka për regjistrimin e partive politike. Ky afat përfundon në orën 18:00 të datës 16 janar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet