Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Bruksel për Ukrainën
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s pritet të zhvillojnë një mbledhje gjatë ditës së sotme në Bruksel.
Sipas BBC, temë e diskutimit do të jetë mbështetja që NATO mund t’i ofrojë Ukrainës, në konfliktin e saj me Rusinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca pret që Rusia të marrë kontrollin e të gjithë rajonit lindor të Donbasit, me qëllimin për të krijuar një korridor nga Rusia për të aneksuar Krimenë.
Ai insistoi në faktin se NATO nuk ka qëllim për të dërguar mjete ushtarake në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, si kundërpërgjigje të asaj çka ndodhi në qytezën Bucha, ku qindra civilë u ekzekutuan.
Imazhet ku viktimat shiheshin të shtrirë në rrugë, tronditën të gjithë botën.
Uashingtoni ka deklaruar se do të bllokojë investimet e reja ruse dhe se do të vendosë sanksione të reja financiare.
Ndër të tjera, raportohet se mund të sanksionohen dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, dhe banka më e madhe e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës