Ministre e Brendshme pas 25 prillit? Monika Kryemadhi flet për ambicien e saj personale
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se “misioni” i saj në politikë është që ta ndryshojë atë dhe t’u japë më shumë shanse grave dhe vajzave.
Zgjedhjet e 25 prillit janë fushata e 17 elektorale për të duke qenë një prej politikaneve më me eksperiencë.
E pyetur nga Ilva Tare se a është Ministria e Brendshme, në ambiciet e saj personale pas zgjedhjeve parlamentare, kryetarja e LSI nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk mendoj se flasim për ambicie personale të Monikës, ambiciet personale të Monikës mund të jenë komplet të ndryshme nga ato që flasim ne sot por nuk ka asnjë gjë të pamundur, të gjitha janë të mundura”, deklaroi znj. Kryemadhi.
Kurse pyetjes tjetër nëse ka ambicie edhe për të qenë kryeministre e vendit, ajo u përgjigj se pas 25 prillit kjo detyrë do të ishte një bela duke iu referuar gjendjes së vështirë ekonomike ku po e lë vendin qeveria socialiste.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës