Ministre në tre mandate, Ogerta Manastirliu sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu është një emër i njohur në bashkëpunimin me Edi Ramën. Në vitin 2004, kur kryesocialisti mbante postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu nisi punë në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve në bashki. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social po në bashki Tiranë.
Në vitet 2011-2013, është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërsa në periudhën shtator 2013–mars 2017, Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Për herë të parë, Ogerta Manastirliu është dekretuar ministre e Shëndetësisë më 19 mars 2017.
Detyrë të cilën e mbajti vetëm 60 ditë pas marrëveshjes me Lulzim Bashën.
Manastirliu u rikonfirmua në kabinet pas fitores së zgjedhjeve në 2017-n.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta